Kualifikohen Italia dhe Uellsi

20 qershor 2021 | 19:52

Nga Grupi A në fazën e dytë janë kualifikuar Italia dhe Uellsi. Në fakt, Italia e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, pasi e mposhti Uellsin me rezultat 1-0.

Në minutën e 39-të, Matteo Pessina shënoi golin e fitores për italianët. Uellsi luajti nga minuta e 56-t pa një futbollist, pas Ethan Ampadu u ndëshkua me karton të kuq.

Italia grumbulloi 9 pikë, kurse Uellsi 4 pikë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e ka rikthyer në dy gola epërsinë ndaj Turqisë…