Kujtim Dula, kandidat i PDK-së për asamblenë komunale në Gjakovë, garon me numër 7
Ish-ushtari i UÇK-së, veprimtari i hershëm i PDK-së, Kujtim Dula ka vendosur të kandidoj për asamblenë komunale të Gjakovës, nga radhët e PDK-së. Dula do të garoj me numrin 7 në listën zgjedhore të kësaj partie.
Njoftimi i plotë i kandidatit për asamble komunale të Gjakovës, Kujtim Dula.
Të dashur qytetarë,
Dua të ju njoftoj se në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike e Kosovës, ma ka besuar numrin 7.
Më 12 tetor, Gjakova ka mundësinë të zgjedhë një përfaqësues që nuk flet vetëm për ndryshime, por i bën ato realitet. Unë jam kandidati që e njeh qytetin, i ndiej sfidat e mia dhe kam vizion të qartë për të ardhmen.
Me përkushtim, ndershmëri dhe vullnet të palodhur, unë kam dëshmuar se fjala e dhënë është premtim i mbajtur. Unë besoj se politika nuk është privilegj, por shërbim ndaj komunitetit.
Vota për mua është votë për:
• Zhvillim të qëndrueshëm për çdo lagje e fshat të Gjakovës.
• Transparencë dhe ndershmëri në vendimmarrje.
• Mbështetje për rininë dhe krijimin e mundësive të reja për punësim.
• Ruajtjen dhe promovimin e kulturës e trashëgimisë sonë të çmuar.
Më 12 tetor, bashkohuni për një Gjakovë më të drejtë dhe më të bashkuar.
Zgjedhni punën, përkushtimin dhe vizionin. Zgjedhni Kujtim Dulën për Asamblenë Komunale të Gjakovës!




