Kujtim Gashi: Mbështetje masive në Ortakoll, PDK do të fitojë më 9 shkurt!
22 dhjetor 2024
| 22:33
Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi, ka shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen masive që mori në Ortakoll, duke theksuar se kjo përkrahje është një reflektim i punës së mirë që ka bërë PDK-ja në Prizren.
Gashi ka theksuar se ky mbështetje e fuqishme nga qytetarët e Ortakollit ka forcuar bindjen e tij për fitoren e 9 shkurtit. Ai ftoi qytetarët që të vazhdojnë të besojnë në PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të mirë, duke shtuar se kjo është një mundësi për të realizuar ndryshime të vërteta në vend.



