Kuka: Kosova mbi të gjitha

27 qershor 2019 | 14:03

Trajneri më i suksesshëm në Kosovë, Driton Kuka falënderoi të gjithë deputetët që votuan pro Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Kuka vlerësoi se pas sukseseve të vazhdueshme, sportistët e meritojnë përkrahjen.

“Urimet për kalimin e Ligjit i mora nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli. Faleminderit të gjithë deputetëve për votën pro Ligjit. E meriton sporti e meritojnë sportistët përkrahjen me sukseset e arritura. Sporti dhe sukseset tona janë të Kosovës prandaj kur flitet për sport s’duhet shikuar ndryshe. Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka…