Kuka kritikon deputetët që nuk e votuan Ligjin për Sponsorizim

20 qershor 2019 | 10:32

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shprehur pakënaqësinë e tij me mos miratimin e Ligjit për Sponsorimin në Kuvendin e Kosovës.

Fotografia e Driton Toni Kuka

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në ‘Minsk 2019’. Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje. Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

“Se kemi merituar kështu aspak. Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por … Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti. Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”, ka shtuar Kuka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i…