Kulla tregon se si mund të zgjidhet konflikti Izrael-Gaza

10 tetor 2023 | 21:36

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, teksa po flet për luftën Izrael-Hamas në “Pressing” në T7, tha se do të “jetë një masakër dhe do të vriten shumë njerëz nga të dyja anët”.

Ai e tregoi edhe një zgjidhje për këtë konflikt.

“Në fushëbetejë do të jetë një masakër dhe do të vriten shumë shumë njerëz nga të dyja anët dhe mbaje mend çka po të them do të vriten shumë njerëz, për mendimin tim ka një zgjidhje, sigurisht Izraeli pas kësaj që ndodhi ka të drejtën të jap një ndëshkim por duhet mendojë si do të dalë nga Gaza dhe unë mendoj që është koha që Izraeli të shkojë të ulet me amerikanët dhe me rusët apo me aktorët e tjerë me Ligën Arabe në Egjipt dhe të thotë shiko kjo është popullësia juaj le të jetë pjesë e asaj që ne e njohim si autoriteti autonom i Palestinës, po menaxhojeni ju, merreni ju perimetrin e sigurisë, mbajeni ju me para, për Gazën pra”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shumë teori për sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj…