Kumbulla mund të rikthehet te Verona

25 janar 2024 | 13:50

Hellas Verona është shumë aktive në merkaton e janarit. Mediet italiane raportojnë se klubi italian po mendon për rikthimin e mundshëm në formë huazimi të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Romës ka qenë pjesë e “verdhebluve” deri në vitin 2020, kur u transferua te “verdhekuqtë”, pjesë e të cilëve është edhe aktualisht. Shqiptari pritet që në këtë merkato të bëjë lëvizjen më të mirë për të, për të gjetur minuta në mënyrë që të rifitojë gjendjen e tij më të mirë fizike, pas një pjese të parë të sezonit në të cilën ai nuk zbriti fushë për shkak të operacionit në gju.

Kumbulla ka edhe mundësi të tjera për të gjetur një vend titullari, pasi qendërmbrojtësi “kuqezi” pëlqehet shumë edhe nga dy klube të tjerë të Serie A, më saktë nga Genova dhe Torino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë…