Kumbulla sakrifikohet për Belottin

14 korrik 2021 | 20:54

Marash Kumbulla është rikthyer të jetë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë si çelësi i transferimit të Andrea Belotti nga Torino te Roma.

Verdhekuqtë po tentojnë të transferojnë sulmuesin italian, që pak ditë më parë triumfoi me Italinë në Kampionatin Evropian.

Torino e vlerëson kartonin e Belottit së paku 35 milionë euro.

Raportohet se Roma deri më tani kishte ofruar 15 milionë euro dhe sipas “Tuttosport” Kumbulla mund të përfshihet në këtë operacion dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Hellas Verona, Ivan Juriç.

Torino nuk pëlqen vetëm Kumbullën te Roma, por edhe mesfushorin Tommaso Milanese, i cili ka debutuar me ekipin e parë të verdhekuqve dhe ka shënuar edhe gol në Serie A.

Në sezonin debutues, Kumbulla bëri 28 paraqitje për Romën dhe shënoi dy gola. Ai shpreson të qëndrojë në “Olimpico”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në…