‘Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita, por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët’

13 qershor 2022 | 13:11

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është kundërshtari kryesor i kryeministrit Albin Kurti, por qeverisja dhe ministrat e tij të dobët.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri  ka thënë se ka kërkuar që Projektligji për pagën minimale të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.

“Unë kërkova nga Kryesia në emër të AAK-së që Ligji për pagën minimale të largohet nga rend i ditës për seancën e ardhshme, sepse e shohim si ligj diskriminues, ligj që e dëmton në esencë një kategori (veteranët e UÇK-së) të nderuar të vendit tonë. Po shpresoj e besoj që edhe LV-ja edhe qeveria të reflektojë në këtë kërkesë për shkak se mendoj që është gabim shumë i madh”.

“Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat e dobët”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është profesor i…