Kundërvajtësi në Gjilan dënohet më 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

19 gusht 2022 | 11:30

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan në një pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Sipas policisë të dhënat do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Megi Pojani vijon të mbetet në qendër të…