Kupa e Botës, garë e nxehtë edhe për golashënuesin më të mirë

12 dhjetor 2022 | 16:09

Kampionati Botëror ka arritur në fazën gjysmëfinale, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën. Kroacia – Argjentina dhe Maroku – Franca janë çiftet gjysmëfinale që synojnë të kurorëzohen me titullin e kampionit të botës.

Përtej garës për trofeun e më të mirit në botë, një luftë e ashpër po bëhet edhe sa i përket golashënuesit më të mirë në këtë kampionat. Janë tre lojtarë që po i prijnë kësaj liste dhe që të tre vazhdojnë të jenë ende pjesë e Botërorit që nënkupton se ata edhe më tutje mund të shtojnë gola në emrin e tyre.

Listës i prin sulmuesi në topformë i Francës, Kylian Mbappem me pesë gola, i ndjekur nga Lionel Messi i Argjentinës me katër gola, kurse i treti, po ashtu me katër gola, është sulmuesi tjetër i ‘Gjelave’, Olivier Giroud. Toppesësha kompletohet me spanjollin Alvaro Morata dhe portugezin Goncalo Ramos që kanë shënuar nga tre gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia belge i ka vënë në rrjetë zyrtarë të lartë…