Kur do të debutojë Messi për PSG-në?

10 gusht 2021 | 17:51

Lionel Messi tashmë është në Paris dhe njoftimi zyrtar nga PSG pritet minutë pas minuti.

Ndërsa tashmë dihet se Messi do të luajë për gjigantin francez, kanë lindur pyetjet se kur do ta shohim Messin në fushë me fanellën e Paris Saint-Germain.

34-vjeçari nuk u stërvit me Barcelonën pas rikthimit nga Copa America dhe për këtë shkak, ai duhet të bëjë një mini-parapërgatitje për t’ju ikur rreziqeve nga lëndimi.

Pritet që transferimi i Messit në PSG të zyrtarizohet sot dhe prezantimi të mërkurën.

“Le Parisien” raporton se Messi do të jetë në tribuna në “Parkun e Princave” në ndeshjen e ardhshme ndaj Strasbourgut. Në javen vijuese, PSG udhëton për t’u përballur me Brest, por as aty argjentinasi nuk pritet të luajë.

Gazeta raporton se Messi pritet ta bëjë debutimin ndaj Reimsit në udhëtim më 29 gusht. Ndërkohë, ndeshja e pare e Messit para tifozëve të PSG-së pritet të jetë ndaj Clermont më 12 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në moshën 62-vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari në…