Kur shteti legalizon korrupsionin!

19 maj 2023 | 11:58

Shkruan: Ferat Shala

Për më shumë se një vit, Qeveria e Kosovës e ka bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Ndihmë shtetërore, duke bërë shkelje të obligimeve ligjore që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Ascoimit me BE-në, Marrëveshjes me Komunitetin e Energjisë dhe CEFTA-s.

Përmes mazhorancës në Kuvend, Qeveria Kurti ka zvarritur këtë proces, i cili jo vetëm e ka rrezikuar kthimin në pikën zero të sistemit rregullator të ndihmës shtetërore, por ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e institucioneve të shtetit të Kosovës, si dhe dëmtuar raportet me partnerët europian.

Këtë të fundit e dëshmon letra e përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili shpreh shqetësimin e thellë dhe zhgënjimin me zvarritjen e këtuj procesi që bie ndesh me obligimet të cilat shteti i Kosovës i ka ndërmarrë me nënshkrimin e marrëveshjeve të lartëcekura.

Qeveria Kurti po e institucionalizon korrrupsionin duke e pasivizuar një ndër organet kyçe për ruajtjen e konkurrencës dhe tregut të lirë, dhe menaxhimin e fondeve publike.

Pasojat e këtyre mosveprimeve të qëllimshme, bien mbi kurrizin e shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht protestave të përhapura publike, kundërshtimeve nga organizatat e të…