Kur u shërua nga COVID-i dhe lëshoi spitalin, la këtë mesazh prekës

29 mars 2020 | 11:09

Sa pacienti po trajtohej në izolim për COVID 19, kujdestarët e tij në Klinikën Cleveland i linin atij mesazhe në derën e xhamit të dhomës së tij. Pas daljes nga njësia e Kujdesit Intensiv, ai bëri të njëjtën gjë për ta, la një shënim të përzemërt, të cilën Qendra e Kujdesit Intensiv e publiko në “Instagram”. Ndjenjat e tij pasqyrojnë ndjenjën e mirënjohjes të përhapur ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijat e para të pandemisë së koronavirusit.

Ja çfarë shkroi ai për stafin e spitalit:

Kjo dritare ka qenë dritarja më me ndikim në jetën time.

Gjithë këto ditë ju pashë juve duke punuar shumë për të më mbajtur mua gjallë dhe të tjerët dhe nuk munda të shkoj pa ju falënderuar për të gjithë mundin dhe kohën që më keni kushtuar mua dhe me siguri nuk do të t’jua shpërblej mund kurrë, t’ju ofroj dashurinë apo mbështetjen. Por, dijeni se unë mendoj se jeni “rockstars”.

Kam parë që disa prej jush kanë net të mira dhe disa net të këqija, por ajo që ishte në përputhje çdo natë ishte që të kujdeseni për njerëzit.

Sot e lë këtë dhomë si një person i ndryshuar, shpresoj për më mirë, jo vetëm për shkak të shërimit mjekësor dhe drejtimit dhe udhëzimit të Zotit, por me faktin se e di se ka njerëz kaq të mrekullueshëm, të përkushtuar për kujdesin dhe shqetësimin e të tjerëve.

Zoti bekoftë secilin prej jush!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ndërkohë që në pjesën më të madhe të Europës…