Kurti: Anëtarësimi në BE mbetet synim i ynë i përbashkët

20 qershor 2022 | 11:40

Ka filluar sot në Prishtinë mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

Në hapjen e kësaj mbledhje të përbashkët, kryeministri Albin Kurti ka thënë se si qeveri janë duke punuar në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët.

Ai ka thënë se nga 127 marrëveshje të nënshkruara nga të dyja qeveritë, 75 prej tyre tashme janë zbatuar.

Kurti ka thënë se është veti e këtyre mbledhjeve të përbashkëta që të flasim në gjuhën e rezultateve.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi Kosovës-Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë me intensiv në burimet njerëzore dhe natyrore.

“Megjithëse një kohë ka pasur kufij ndarës të imponuar politikisht natyra nuk ka ditur për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në rajon”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se marrëdhëniet tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat është i garantuar.

“Lërja për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Anëtarësimi në BE mbetet synim i ynë i përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë u konfirmua anulimi i “Sunny Hill”…