Kurti: Angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të BE-së t’i vjen fundi

10 janar 2024 | 10:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të qeverisë se këtë vit “edhe më shumë punë që na presin përpara”.

Kurti në fjalën e tij, ka përmendur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE), të cilat i ka quajtur të padrejta sikurse që ishte regjimi i vizave deri në fillim të këtij viti.

“Derisa angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës t’u vije fundi, jemi shumë të lumtur që në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Evropian praktikisht kishte me qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave”, ka thënë Kurti.

Arritjet e këtij muaji, Kurti ka thënë se “së pari janë të shtetit të Kosovës”.

“Andaj, le të ecim përpara me optimizmin dhe disponimin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike, dhe në të njëjtën kohë, këtë le ta bëjmë, natyrisht, drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se ka zhvilluar…