Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta

17 prill 2023 | 08:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e kësaj partie që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në veri të vendit.

Kurti u shpreh se beson se këto zgjedhje do të jenë të qeta e pa incidente.

“Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill”.

“Numri 115 është numri i fitores tonë, numri i kandidatëve tanë që do të udhëheqin në katër komunat veriore të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum dhe në pjesë…