Kurti, bisedë telefonike me Peach, theksohet rëndësia për koordinim në politikën rajonale

06 tetor 2022 | 23:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, ai potencoi se Kosova ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça është shpallur kampione në Supërkupën Mbarëkombëtare, pasi mposhti Tiranën…