Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare

06 tetor 2022 | 22:43

Trepça është shpallur kampione në Supërkupën Mbarëkombëtare, pasi mposhti Tiranën me rezultat të thellë 92-52.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Tiranasit u kualifikuan në finale direkt, pasi Teuta kishte probleme shëndetësore me lojtarët, kurse mitrovicasit u kualifikuan duke mundur në gjysmëfinale Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68.

Në këtë finale i pranishëm ishte edhe Sekretari Gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka regjistruar fitoren e parë dhe historike në Ligën…