Kurti, Borrellit: Serbët me dyshtetësi mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse

12 janar 2022 | 23:39

Josep Borrell, shefi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Temë ka qenë mbajtja e referendumit të Serbisë, ku Kurti ia ka përsëritur atij qëndrimin e Prishtinës.

“Në telefon me Borrellin, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, është shprehur Kurti.

“Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Akademinë e Shkencave dhe Arteve…