Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan senatorin Dole me një minutë heshtje, veç pse është mik i shqiptarëve

06 dhjetor 2021 | 12:38

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole. Por, deputetët e Listës Serbe nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti. Ajo ka thënë se deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan senatorin Dole vetëm pse ka qenë mik i shqiptarëve

“Deputetët e Listës Serbe nuk ngrihen në këmbë në minutin e heshtjes për nderimin e veprës së diplomatit amerikan Bob Dole. Veç pse njihej si miku i shqiptarëve, sot nuk janë as të e njerëzishmja. Ata po i hakmerren për qëndrimet e tij, sidomos në vitet e ’90-ta. Pra ende janë të politika e para 30 e 20 vjetësh. As të minimumi i respektit në raste vdekjesh ku bashkohen njerëzimi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali korean ka fituar admirimin e abonentëve të Netflix ndaj…