Kurti dhe Bajrami nesër bashkë do ta presin një shirit

18 maj 2020 | 11:57

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, do të paraqiten nesër në një aktivitet së bashku, pak ditë pas përplasjes që e patën në mbledhjen e qeverisë.

Në një komunikatë për media, qeveria ka njoftuar se kryeministri në detyrë, i shoqëruar nga ministrja Bajrami, ministrja në Detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, si dhe zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajtim në Prizren.

“Të martën, më 19.05.2020, duke filluar nga ora 09:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren”, thuhet në njoftim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia të hënën raportoi 8 926 raste të reja me…