Kurti dhe emisari gjerman bisedojnë për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me këtë rast, Kurti ka bërë me dije se ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjeve me Serbinë.
“Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për zbatimin e marrëveshjes së mobilitetit të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të marrëveshjes bazë & aneksit në dialogun e Brukselit. Nënvizuam rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.
Had a very good call last night w/ 🇩🇪 SE for Western Balkans @ManuelSarrazin on implementation of the mobility agrmt signed under the Berlin Process, & of the Basic Agreement & Annex in the Brussels dialogue.
Emphasized the importance of full, swift & unconditional implementation— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2023