Kurti dhe Haradinaj ‘përplasën’ për veriun në Kuvend

19 tetor 2021 | 11:52

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka thënë se po e sulmon moralin e Policisë së Kosovës, me deklaratat për operacionet e fundit në veri, si plan për ta dorëzuar atë.

“Është interesant. Ne jemi këtu deputetë dhe politikanë dhe mundohemi me e kthyer diskutimin të morali i trupave në terren. Unë nuk e kam qëllimin te morali i trupave se i besoj Policisë së Kosovës, i besoj ushtarit të Kosovës. Unë frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime me e dorëzuar veriun. Unë besoj që është skenar i yti me i marrë dy veprime, me e lënë pastaj zbrazët që me e forcuar kriminelët dhe i ke bërë qëllimshëm. Kaq”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryeministri Kurti, ia ka kthyer Haradinajt duke i thënë se kriminelët në veri dhe strukturat ilegale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash.

“Kriminelët në veri strukturat ilegale kurrë s’kanë qenë më të frikësuar se tash, prandaj s’keni nevojë të më frikësoheni mua, nuk dorëzohet Veriu, por mos ngjallni dilema te polici kur shkoi herën e ardhshme në veri se kushedi pse t’ka qu Albini atje, se kjo është e dëmshme dhe këtë s’ta ka borxh askush”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e treta të…