Kurti  dhe kryetarin e BSPK-së diskutojnë për të drejtat e punëtorëve

09 nëntor 2021 | 15:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ali Gashin, kryetar i Këshillit drejtues të BSPK-së.

Duke e uruar Hykollin për detyrën e re, bëhet e ditur se kryeministri ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së.

Kurti ka ritheksuar përkushtimin e qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve në punë, nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, si dhe nëpërmjet fuqizimit të mekanizmave të zbatimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i lirisë…