Kurti dhe sekretari i NATO-s do të takohen sot në këtë orë
01 korrik 2021
| 11:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot (e enjte) në ndërtesën e qeverisë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit. Sipas kësaj zyre takimi do të mbahet në orën 15 e 10 minuta.
“Kryeministri Albin Kurti pret në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.



