Kurti drejtuesit e grevës i quan sindikalistë të PAN-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka votuar për zgjedhjet e brendshme të LV-së.
Ai është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pasi votoi, Kurti është deklaruar para gazetarëve për grevën që po vazhdon të mbahet nga SBASHK-u.
Ai tha fjalë të ashpra për sindikalistët, të cilët i quajti “sindikalistë të PAN-it” – koalicioni PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, ka deklaruar kryeministri Kurti.



