Kurti: Duhet të ndërrohet Qeveria për të ndryshuar buxheti

06 prill 2018 | 12:23

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit.

“Në Kosovë nuk është e vërtetë se ndërrohen qeveritë. Buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit. Gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet. Të hyrat vetanake të komunave të Kosovës (gjysma prej të cilave tatim në pronë) nuk janë as 50 milionë euro në vit. 30 herë më shumë janë të hyrat tatimore e të cilat përbëjnë mbi 2/3 e të hyrave buxhetore (me ç’rast afër 90 për qind të tyre janë tatimet indirekte: TVSh, dogana dhe akcizë)”, ka shkuar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se të hyrat e komunave nuk janë as 50 milionë euro në vit.

“Të hyrat vetanake të komunave të Kosovës (gjysma prej të cilave tatim në pronë) nuk janë as 50 milionë euro në vit. 30 herë më shumë janë të hyrat tatimore e të cilat përbëjnë mbi 2/3 e të hyrave buxhetore (me ç’rast afër 90 për qind të tyre janë tatimet indirekte: TVSh, dogana dhe akcizë).

Në vitin 2017 nuk pati fare të hyra nga fitimet e nxjerra nga korporatat përmes dividentave. Ndërkaq, tatimi në të ardhurat e korporatave ishte 75 milionë euro apo vetëm 5 për qind e të hyrave tatimore. Zhvillim ekonomik? Rrugëtim evropian? E pamundur me këtë strukturë dhe me këso shifrash”, ka shkruar Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se në Kosovë duhet të ndërrojë Qeveria.

“Është e vërtetë se në Kosovë duhet të ndërrojë Qeveria sepse duhet të ndryshojë buxheti: të hyrat dhe shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen”, ka shkruar Kurti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) nga radhët e PDK-së,…