Kurti e Aliu përcjellin nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

04 mars 2024 | 10:54

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu sot kanë përcjell nga afër nisjen e punimeve të projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2” të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti deklaroi se financimi i lidhur me këto punime janë nga fondi zhvillimor i OPEC-ut dhe nga Fondi Saudit i Zhvillimit, ndërkaq është bashkëpunim i kompanive nga Kosova e Bullgaria, të dyja të mbikëqyrura nga një kompani austriake.

“Me rastin e fillimit të këtyre punimeve në këtë segment të gjatë 9km e 780m me ç rast huamarrja financimi është siguruar nga fondi zhvillimor i OPEC-ut dhe Fondi Saudit i Zhvillimit. Kjo pjesë dihet që ka dendësi të madhe të trafikut dhe që është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës, Mitrovicës por edhe më gjerë se kaq, meqenëse kjo bëhet pjesë e lidhjeve më të gjëra rajonale për çfarë do ua shpjegoj ministri Aliu, por sigurisht që është një ditë e mirë, kompania nga Kosova e Bullgaria punojnë bashkë, të përcjellura nga një kompani austriake”.

Kurti tha se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe tashmë punët janë të rregullta sipas procedurave.

E punën e tyre, ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi se e kanë marrë seriozisht rëndësinë e cilësisë dhe zgjidhjes më të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetit të tij…