Kurti e përfaqësuesi i FES-it diskutojnë për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë

22 shtator 2020 | 15:33

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin e selisë së fondacionit Friedrich-Ebert (FES) në Kosovë, Rene Schlee.

Kurti e ka falënderuar drejtorin Schlee për angazhimin rreth anëtarësimit të LV-së në Aleancën Progresive dhe për mbështetjen gjatë vizitës së fundit në Berlin.

Sipas njoftimit të LV-së, në takim u diskutua mbi pesë shtyllat e programit tonë të qeverisjes alternative dhe ndihmën të cilën mund të ofrojë FES-i.

“Përmirësimi i gjendjes socio-ekonomike, edukimi dual dhe punësimi i të rinjve e i grave, si dhe rikthimi i trurit nga mërgata jonë, do të jenë në fokus të programit e planit tonë dhe prioritete të qeverisjes sonë të ardhshme e të mirë”, ka njoftuar LV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i PSG-së, Neymar, rrezikon të dënohet me plot 8-10…