Kurti emëron edhe një këshilltar
14 prill 2023
| 14:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.




