Në fundjavë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-off’-it

14 prill 2023 | 14:35

“Beteja” në gjysmëfinale të “play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku zhvillohen ndeshjet e dyta. Në ndeshjen e parë, Peja mundi Golden Eagle Yllin 85:82.

Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do të afronte drejt finales. Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesante.

Në anën tjetër një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit. Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Të shtunën takohen:
20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

Të dielën takohen:
17:15 Trepça – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…