Kurti: Faton Peci është garancia që projektet tona bëhen realitet në Mitrovicë 

13 shtator 2025 | 23:41

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se më 12 tetor në Mitrovicë është numri 105, kandidati Faton Peci.

“Fatoni është garancia që projektet tona bëhen realitet. Ai që do të udhëheqë me transparencë, do të punojë për çdo lagje dhe për çdo fshat, sepse e do këtë qytet dhe do t’i shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të tij”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Për Mitrovicën e punësimit për të rinjtë, për Mitrovicën e arsimit modern, me shkolla të rinovuara dhe çdo fëmijë me kushte dinjitoze, të shëndetësisë cilësore, me qendra mjekësore moderne dhe një spital të ri, për Mitrovicën e gjelbër, me transport publik dhe me parqe për fëmijët, të bujqësisë e turizmit, që u jep mundësi fshatrave të jetojnë e të zhvillohen, numri është 105, kandidati është Faton Peci, data është 12 tetor, subjekti është Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Fatoni është garancia që projektet tona bëhen realitet. Ai që do të udhëheqë me transparencë, do të punojë për çdo lagje dhe për çdo fshat, sepse e do këtë qytet dhe do t’i shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të tij.

Ndërkaq në anën tjetër të Ibrit kemi kandidatë të guximshëm e të vendosur:
– Erden Atiq në Mitrovicën e veriut,
– Lulzim Hetemi në Leposaviq,
– Vedet Mehmeti në Zubin Potok,
– Fetah Peci në Zveçan.

Ata janë zëri i shpresës sonë për një veri që ecën me drejtësi dhe zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka…