Kurti flet për angazhimin e ri të Arben Vitisë

16 nëntor 2021 | 12:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme të vendoset shpejt se cili do të jetë pozicioni dhe angazhimi i ri e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili humbi të dielën garën për kryetar të Prishtinës.

Në konferencën për media, ku ka prezantua ministrin e ri të Shëndetësisë, Kurti ka thënë angazhimi i ardhshëm i Vitisë do të varet edhe nga planet që i ka ai.

“Se cilat do të jenë angazhimet e tij në të ardhmen, unë nuk mendoj se ka ndonjëfarë nxitimi që të vendosim tani. Kjo natyrisht bëhet varësisht prej planeve që i ka edhe vetë Z. Vitia”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është shprehur i emocionuar pas…