Shaqiri, pas kualifikimit në Botëror: Është si ëndërr për mua

16 nëntor 2021 | 12:32

Kapiteni i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është shprehur i emocionuar pas ndeshjes kundër Bullgarisë.

Zvicra e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4-0 dhe u kualifikua në Botërorin e vitit të ardhshëm.

“Është si ëndërr për mua. Unë kam shijuar secilën ndeshje në përfaqësuese. Të gjithë janë të lumtur, të gjithë janë krenarë. Rrallë ka ditë kaq të mira si sot. Ne ia dolëm. Ky ishte synimi ynë. Një falënderim i madh shkon për Murat Yakinin, që ka ecur gjurmëve të Vladimir Petkoviqit”, ka thënë Shaqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar ministër të…