Ministri i ri i Shëndetësisë: Do të angazhohem për t’i ngritur standardet shëndetësore

16 nëntor 2021 | 12:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Ky i fundit, në një konferencë për medie, ka thënë se do të angazhohet me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore.

“Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, ka thënë Latifi, i cili deri më tani ka jetuar dhe vepruar në ShBA.

Ai ka treguar edhe për prioritetet tjera të tij. “Me ngritjen e kapaciteteve si pjesë e trupit tonë, do ta ndalojmë largimin e pacientëve nga vendi, këto investime që bëhen në vende të tjera, do t’ kthejmë në investim në shtëpinë tonë. Do të jetë qartë se pastaj pacientët tonë do të jenë në shtëpinë tonë. Ky proces do të zgjatë, por ne do ta kemi strategjinë. Duhet në këtë rrugëtim të adaptohemi për të rejat e mjekësisë dhe t’i njohim ato vet. T’i udhëheqim me hulumtime tona mjekësore e shkencore. Kjo platformë afatgjate, rezultatet nuk do të shihen brenda ditës”, ka deklaruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është parë mbrëmë…