Kurti flet për atentatin kundër tij: Sa jam i sigurt nuk e di, por ndihem i sigurt

21 shtator 2022 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për planin për vrasjen e tij, të deputetit  Xhavit Haliti si dhe ish-komandantit Ismet Haxha.

Kurti ka thënë se ka qenë në dijeni të planit për tri atentatet, por që sipas tij publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi “ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është të mos bëhet publike”.

“Unë sa jam i sigurt nuk e di, por mund ta konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt vendosin organet e sigurisë të cilët i marrin masat adekuatë. Është e vërtetë që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet por e keni parë edhe nga informacionet që kanë dalë unë e kam ditur shumë më herët që qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit, andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është që të mos bëhet publike, por çfarë masash merren në vijim edhe karshi planifikuesve të atentateve, edhe tash planifikuesit se di a kanë qenë një a më shumë, dhe sa i përket masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët shtetëror janë organet e sigurisë ato që vendosin”, ka thënë Kurti Kurti.

Ndryshe në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan që ishte bërë për të vrarë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, si dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Të paktën kështu ka rezultuar në një dokument të bërë publik të hënën nga hakerat, e që dyshohet se është marrë nga e-maili i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument gjithashtu është thënë se Njësia Kundër Terrorizmit ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës dhe deputetit Xhavit Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në serinë e vizitave nëpër komuna, ministri i Kulturës, Hajrulla…