Kurti flet për Gjykatën Speciale: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër

03 mars 2021 | 11:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shqipëri për një vizitë treditore, ku në një konferencë për medie ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Në këtë konferencë, ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, ka bërë luftë të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi duket se ka marrë vendimin për të ardhmen…