Kurti, gazetarëve: Ju kam thënë se teksa pyesni kur po shkon në Amerikë, do të pyesni se kur po kthehesh

27 maj 2022 | 12:05

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot para gazetarëve për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai u ka thënë gazetarëve se ka paralajmëruar me kohë se do të qëndrojë gjatë.

“Kam paralajmëruar me kohë se do të qëndrojë gjatë. Unë ju kam thënë se teksa pyesni se kur po shkon në Amerikë, do të pyesni se kur po kthehesh, dhe ashtu ndodhi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se në Amerikë ka biseduar për investimet në Kosovë, sigurinë, si dhe me kompani të ndryshme dhe shanset për investime.

“Kemi kërkuar mbështetje për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, hapin e parë për anëtarësim në NATO, për mundësitë për aplikim në Këshillin e Evropës. Kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej të premtes, shoferët e huaj në Hungari do të…