Kurti i flet ambasadores suedeze për domosdoshmërinë e ndryshimeve politike në Kosovë

21 gusht 2019 | 11:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny dhe sekretarin politik të kësaj ambasade, Olle Ingvarsson.

Në këtë takim janë ndarë mendimet mbi situatën në vend dhe mbi zhvillimet që priten të ndodhin në skenën tonë politike në ditët dhe javët në vazhdim.

Kurti ka përsëritur me partnerët e ambasadës së Suedisë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për domosdoshmërinë e ndryshimeve të mëdha politike në Kosovë që do të hapin një horizont të ri për daljen nga kriza dhe përparimin e saj.

Ndërsa, ambasadorja Ahliny ka përsëritur gatishmërinë e saj për t’i përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, një gatishmëri reciproke kjo edhe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në veçanti në këtë takim është diskutuar për nevojën e trajtimit të barazisë gjinore dhe krizës klimatike ne shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bugatti, Porche, Rolls Royce, por edhe një Ferrari Enco që…