Kurti i përgjigjet Lajçakut: Kosova nuk i frikësohet procesit të dialogut, qeveria është e kujdesshme

02 shkurt 2022 | 12:17

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk i frikësohet procesit të dialogut me Serbinë. Ai ka deklaruar se me emisarët specialë të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar nuk kanë diskutuar për ndonjë model se si do të bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas kryeministrit interes i Kosovës është integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Nuk është diskutuar ndonjë model”, ka thënë Kurti sot para gazetarëve.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet dhe se takimet po zhvillohen vetëm për marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut që zhvillohet i lehtësuar nga BE-ja, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë për marrëveshjes dhe nuk bëjmë dialog për dialog. Jemi konstruktiv, jemi serioz. Njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë të gjithë faktorët ndërkombëtar, e që e kanë thënë në mënyrë shumë të qartë edhe presidenti i ShBA-së që marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, ka thënë ai.

Ndryshe, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe.

Escobari dhe Lajçaku vazhdojnë sot vizitën në Serbi.

Lajçaku: Kosova s’ka asnjë arsye të frikësohet nga procesi i dialogut me Serbinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një debat i ashpër mes Donaldit dhe Einxhel ndodhi gjatë…