Kurti ia huq keq, qytetari që është liruar para një viti thotë se po mbahet ende në burg në Serbi

10 janar 2024 | 11:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se nuk është i informuar për të arrestuarit shqiptarë nëpër kufij nga Serbia.

Këtë e la të kuptohet gjatë një deklarimi të tij sot në mbledhjen e Qeverisë, ku ka deklaruar se qytetari Petrit Dula, bashkë me Nezir Mehmetajn, po mbahet në burgjet e Serbisë.

“Kjo nuk është hera e parë. Kjo është sjellje e qëllimshme e dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Serbia mban në paraburgim edhe Petrit Dulën e Nezir Mehmetajn, gjoja për krime lufte. Nezir Mehmetaj ka qëndruar për muaj të tërë pa aktakuzë. Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autor i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritetet në Podgoricë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Por, Dula është liruar para gati një viti. Këtë e kishte konfirmuar ai në një bisedë me “Dukagjinin”.

“Po, jam liruar më 7 prill (2023), ndërsa jam arrestuar më 4 qershor të vitit 2022”, kishte thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova këtë vit do…