Kurti ironizon me Haxhiun: Doktor shkence në fizioterapi, sjell projektligj për Trustin

23 qershor 2022 | 12:51

Në seancën që po mbahet në Kuvend, ku po diskutohet për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, kryeministri Albin Kurti ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

Ai ka theksuar se “vetëm një doktoraturë në fizioterapi ta sjellë vetbesimin e nevojshëm që të bësh këso lloj propozimesh në ekonomi dhe në financa të vendit”.

“Unë nuk e kam ditur, s’kam qenë i njoftuar që nismëtari është doktor shkence, nuk kam qenë i njoftuar. Pra, ka PhD, nismëtari i kësaj iniciative ka PhD, ka doktoraturë. Dhe unë besoj që kjo nismë ka ardhur sepse nismëtari ka doktoraturë. Po mos të kishte doktoraturë nuk do ta bënte këtë nismë. Nevojitet doktoratura, nevojitet PhD, për një fizioterapeut që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi. Nuk ka shpjegim tjetër”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fjalim në…