Kurti: Jam krenar me kabinetin tim qeveritar

25 mars 2020 | 12:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën për mocionin për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se është krenar me kabinetin qeveritar dhe të arriturat e tij.

Kurti ka thënë me të marrë mandatin si kryeministër, ka thënë se ka përgjysmuar pagat e kabinetit qeveritar, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë.

“Dëshiruam të sjellim etikë në politikë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka përmendur edhe shkarkimin e koordinatorëve, që i quajti të panevojshëm. Më tutje, ai ka përmendur edhe shkarkimin e bordeve.

Ai ka thënë se nxitimi për të rrezuar qeverinë është për të nënshkruar marrëveshjen e dëmshme me Serbinë.

Kurti është shprehur i bindur se tashmë ekziston marrëveshja në mes të dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Kurti ka bërë me dije se e ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit për shkak se ia ka mbajtur “zhagun” presidentit Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Jordan, ku janë raportuar 153 raste të konfirmuara të…