Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në

17 janar 2020 | 21:06

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

Kurti ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në. “Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ‘do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin’. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.

“Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?

“E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar”.

/Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bllokuar procesin…