Kurti: Jemi zotuar të punojmë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse

28 tetor 2021 | 16:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës së përbashkët vetëdijësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni”.

Me këtë rast, ai ka përmendur vendimin nga mbledhja e djeshme e qeverisë, për miratimin e programit pesëvjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirëse dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.

“Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive” ka thënë Kurti, duke theksuar se mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.

Fushata e nisur të enjten në Prishtinë “Blloko urrejtjen. Fal Dashni” synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht rininë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve dhe individëve të veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të…