Kurti jep detaje nga takimet në Mbretërinë e Bashkuar: Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit rajonal

01 nëntor 2022 | 21:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Londër ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kurti ka thënë se e ka uruar ministrin Cleverly për detyrën e re, ndërsa ka bërë të ditur se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri kosovar është takuar edhe me deputetë të Parlamentit Britanik.

“Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare. Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Kurti në “Facebook”.

Gjatë vizitës në Londër, Kurti ka bërë të ditur se ka takuar edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.

“Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot”, ka bërë të ditur Kurti.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina të mërkurën më 2 nëntor e zhvillon ndeshjen…