Kurti kërkon nga Tirana të dalë kundër idesë së Thaçit

07 shtator 2018 | 17:25

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të premten me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim Kurti ka shpjeguar qëndrimet e Vetëvendosjes në raport me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të cilat sipas tij kanë nxjerr në pah rrënimin e demokracisë në vend përmes bllokimit që Qeveria i ka bërë Kuvendit të Kosovës dhe dialogut të gabuar e pa parime me Serbinë që po zhvillon një president i papërgjegjshëm si Thaçi.

“Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Kosova ka nevojë të forcohet e konsolidohet si shtet ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, duke u orientuar nga Republika e Shqipërisë për të hequr të gjithë llojet e kufijve që po na mbajnë të ndarë”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leroy Sane nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së…