Kurti: Me qeverinë tonë Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit ekonomik

25 tetor 2022 | 13:24

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se me qeverinë e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Me qeverinë tonë, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik. Jemi numër një në rajon sa i përket sundimit të ligjit. Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione ndaj krimit dhe korrupsionit duke arrestuar rreth 2000 njerëz, përfshirë 300 zyrtarë publikë dhe shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë tonë drogë. Vetëm javën e kaluar janë sekuestruar 75 vila të ndërtuara paligjshëm në një Park Nacional. Lista e pronarëve aty ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, është shprehur kryeministri Kurti.

Ai ka theksuar se epoka e korrupsionit në Kosovë dhe e mosndëshkueshmërisë në nivelin e lartë po përfundon.

“Nga ana tjetër, vitin e kaluar e përfunduam me 10.7% rritje për bruto-produktin vendor. Investimet e huaja direkte janë rritur. Kemi krijuar mbi 25.000 vende të reja të punës dhe buxheti është më i madhi në histori të vendit tonë”, ka thënë Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…