Kurti nderon të rënët në Koshare dhe Kaçanik

09 prill 2024 | 09:31

Sot shënohet 25-vjetori i betejës së Koshares, në të cilin vend patën rënë 114 dëshmorë të kombit. Gjithashtu, shënohet edhe 25-vjetori nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit, ku kishin rënë 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik.

Për të nderuar të rënët sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe dhe vendos kurora me lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.

Po ashtu, Kurti merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2024. Ai do të bëjë homazhe si dhe marrë pjesë në manifestim te Kompleksi Memorial në Koshare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e…